Mbrëmë vonë në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet kryetari aktual i LSDM-së Venko Filipçe dhe ish-lideri Zoran Zaev në një festë të këngëtarit serb me emër Haris Gjinoviq në hotelin ekskluziv Hilton në Dubai më 25 dhe 26 tetor të këtij viti.
Sipas mediumeve në gjuhën maqedonase, Zaev dhe Filipçe kanë qenë vërtet bashkë në Dubai dhe kanë shfrytëzuar rastin për t’u argëtuar në festën e Gjinoviqit. Të njëjtat burime thonë se Filipçe dhe Zaev nuk kanë qenë vetëm në kryeqytetin e biznesit të Lindjes së Mesme.