TV LIVE
Nga Bota
4 November 2024
Përmbytjet në Valencia, 217 viktima dhe mijëra të zhdukur, autoritetet ngrenë sërish alarm për stuhi

Spanja u godit nga një stuhi dhe përmbytje, çka shkaktoi 217 viktima dhe shumë të tjerë janë ende të zhdukur.

Megjithatë stuhia DANA është ende mbi Spanjë dhe urgjenca meteorologjike nuk ka përfunduar.

Ditën e djeshme, kryeministri Pedro Sánchez njoftoi se qeveria do të dërgojë 5 mijë ushtarë në Valencia për të ndihmuar të prekurit, si dhe 5 mijë policë të tjerë kombëtarë dhe roje civile.

Tetë rrugë në Valencia dhe Castellón, janë të mbyllura ose të pakalueshme për shkak të bllokimeve nga balta dhe prishja e strukturave.

Por, rreziku ende nuk ka kaluar pasi për ditën e sotme autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar për stuhi të forta të mundshme në Castellón dhe bregdetin verior të Valencias.



Të ndryshme
Më shumë