TV LIVE
Nga Bota
2 November 2024
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin në Izrael, jep detaje rreth aksionit

Sirenat u dëgjuan në disa rajone të Izraelit, pas së cilës tre raketa u lëshuan nga Libani.

Raportohet se 19 persona izraelitë janë plagosur gjersa u shkaktuan edhe dëme materiale, shkruan timesofisrael.

Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë duke pohuar se kishte lëshuar raketa në një bazë të inteligjencës izraelite pranë Tel Avivit në orët e hershme të mëngjesit.

“Në orën 02:30 të mëngjesit sulmuam me raketa bazën Glilot të njësisë së inteligjencës ushtarake 8200 në periferi të Tel Avivit”, thotë përfaqësuesi iranian në një deklaratë.

Edhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan se tre raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit.

Ndryshe, Izraeli ka nisur tash e sa kohë një ofensivë kundër militantëve libanez të Hezbollahut. 

 



Të ndryshme
Më shumë