Midis 2017 dhe 2023, tregtia e automjeteve elektrike dhe hibride në Bashkimin Evropian u rrit ndjeshëm. Në vitin 2023, pothuajse 43% e numrit total të makinave të importuara në BE ishin elektrike ose hibride, duke treguar një rritje të ndjeshme krahasuar me 8% në 2017. Eksportet e BE-së u rritën nga 2% e numrit total të makinave të eksportuara në 2017 në 26% të totalit në 2023.
Makinat hibride pa prizë të jashtme shkuan nga 6% e totalit të importeve dhe 0,4% e eksporteve të BE-së në 2017, në 18% dhe 11% respektivisht, në 2023. Ndërsa automjetet plotësisht elektrike përfaqësonin 19% të importeve dhe 11% të eksporteve të bllokut në 2023.
Për sa i përket vlerës, vitin e kaluar, Unioni shpenzoi 44.6 miliardë euro për importe nga vendet jashtë bllokut për makina hibride dhe elektrike, një rritje prej 21%, krahasuar me vitin 2022. Importet e makinave të plota elektrike ishin 20.2 miliardë euro, të ndjekura nga makinat hibride pa prize të jashtme (15.5 miliardë euro) dhe makinat hibride “plug-in”, që kanë nevojë për një burim karikimi, me 8.9 miliardë euro.