Fatkeqësisht, këtë mëngjes në ora 6:40 ndërroi jetë Zoran Vasilevski. Pas një lufte të gjatë me kancerin, ai nuk arriti ta mposhtë atë. Maqedonia humbi një gazetar, një mik, një njeri që dinte të ndihmonte të gjithë, publikoi miku i tij Stefan Lazarov.
„Ngushëllime për familjen dhe të afërmit. Varrimi do të bëhet nesër, ndërsa për vendin dhe kohën do t’ju njoftojmë.
Të dua, miku im, gjithmonë do të kujtoj buzëqeshjen tënde. Do të më mungosh shumë,” shkroi ai.