Pamjet tronditëse tregojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet e shpejta në Valencia, të cilat lanë të paktën 95 të vdekur. Urat janë rrafshuar, makinat janë marrë nga ujërat e vrullshme dhe janë grumbulluar në një vend, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj balte.
Ndërkohë, autoritetet spanjolle lëshuan sot një paralajmërim tjetër për stuhi për disa pjesë të rajonit të Valencias në Spanjën lindore, ku ekuipazhet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për njerëzit e zhdukur nga përmbytjet më të këqija që vendi është përballur në më shumë se pesëdhjetë vjet.
Pothuajse një mijë ushtarë janë vendosur në terren, kryesisht në rajonin e Valencias, së bashku me zjarrfikësit, policinë dhe punonjësit e shpëtimit që po kërkojnë të mbijetuar dhe po përpiqen të pastrojnë zonat e prekura nga mbeturinat.