TV LIVE
Kuriozitete
1 November 2024
Dita e të Gjithë Shenjtorëve

Në kalendarin liturgjik, data 1 nëntor, shënohet si dita e kremtimit të të gjithë shenjtorëve. Kjo vlen për fetë e bazuara tek Krishti. Në disa vende të botës, Dita e të Gjithë Shenjtorëve, është ditë festive e duke qenë se fill pas saj vjen Dita e të Vdekurve, shumë njerëz i përkujtojnë që në 1 nëntor të afërmit e tyre të ndarë nga jeta.

Dita e të Gjithë Shenjtorëve është një ditë feste që vëzhgon jetën e shumë shenjtorëve për të cilët nuk ka ditë feste specifike gjatë vitit. Ajo është pjesë e treditëshit kushtuar kujtimit të të vdekurve, duke filluar me Halloween (31 tetor) dhe pasuar nga Dita e të Gjithë Shenjtorëve (1 nëntor) dhe Dita e Gjithë Shpirtrave (2 nëntor).

Dita pasardhëse, 2 nëntori, shënon një ditë lutjeje dhe përkujtimi për të afërmit, miqtë por edhe të huajt që nuk jetojnë më.

Fillimet e kësaj feste datojnë në shekullin e IV. Në Antioki kremtohej të dielën e parë pas Rrëshajve. Në shekullin VII data u caktua me 13 maj, dita e kushtimit të Panteonit Shën Marisë së martirëve, por Gregori IV e vendosi kremtimin me 1 nëntor, pas të korrave vjeshtore, kur ishte më e lehtë të sigurohej ushqimi për shtegtarët e shumtë që pas punëve verore ktheheshin ne pelegrine.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, megjithëse festimet e Halloween-it kryhen më 31 tetor, përsëri lidhen me Ditën e Gjithë Shenjtorëve. Gjatë shekullit të 20-të kjo festë u kthye pothuaj tërësisht në festë laike, megjithëse mbeten ende grupe të caktuara të krishterësh që e kremtojnë. Gjithsesi Halloween nuk është festë zyrtare në SHBA dhe Kanada.



Të ndryshme
Më shumë