TV LIVE
Nga Vendi
31 October 2024
Vazhdohet afati për aplikim në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në fusha të veçanta dhe aktivitete kulturore për vitin 2025

 Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot informoi se për shkak të problemeve teknike të krijuara për shkak të mbingarkesës së sistemit, afati për aplikim në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në fusha të veçanta dhe aktivitete në kulturë për vitin 2025 vazhdohet deri më 5 nëntor (e martë), deri në orën 16:00.

“Theksojmë që të gjithë aplikantët e interesuar të kushtojnë vëmendje të veçantë dhe të aplikojnë në aplikimet përkatëse dhe në aktivitetet e duhura, në kuptimin e shmangies së mundësisë së mospërkrahjes së një projekti apo aktiviteti të caktuar për shkak të një aplikimi të kompletuar në mënyrë joadekuate”, thuhet në kumtesën.

Regjistrimi në Konkurset vjetore bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për e-shërbime: https://uslugi.gov.mk.



Të ndryshme
Më shumë