TV LIVE
Nga Rajoni
31 October 2024
Osmani e Maqedonci në Katar, vizitojnë ekspozitën për fushat e sigurisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, janë duke qëndruar në një vizitë në Doha të Katarit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se kanë vizituar ekspozitën dhe konferencën Globale të Milipolit për Atdheun dhe Sigurinë Publike, raporton Gazeta online Reporteri.net.

“Në Doha, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, thuhet në postimin e Osmanit.

Kujtojmë se Osmani gjithashtu të mërkurën zhvilloi një takim në Doha me Sheikha Moza bint Nasser për të diskutuar bashkëpunimin në projekte që adresojnë çështje sociale, me qëllim përparimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.



Të ndryshme
Më shumë