TV LIVE
Nga Bota
31 October 2024
Austini thotë se trupat e Koresë së Veriut në uniforma ruse janë nisur drejt Ukrainës

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, tha të mërkurën se trupa të Koresë së Veriut, të veshur në uniforma ruse e duke bartur pajisje ruse, janë duke lëvizur drejt Ukrainës. Ai tha sy ky është zhvillim i rrezikshëm dhe destabilizues.

Zyrtari i lartë amerikan foli në një konferencë për gazetarë në Uashington me homologun nga Koreja e Jugut, Kim Yong-hyun, përderisa po shtohet shqetësimi për dislokimin e rreth 12 mijë trupave të Koresë së Veriut në Rusi, raporton agjencia “Associted Press”.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se trupa të Koresë së Veriut janë nisur drejt rajonit Kursk të Rusisë, në kufi me Ukrainën, ku forcat e Kremlinit kanë pasur vështirësi për të sprapsur një sulm ukrainas.

Disa njësite paraprake të Koresë së Veriut tashmë kanë arritur në Kursk dhe Austini tha se “gjasat janë goxha të mëdha” që Rusia do t’i përdorë ato trupa në luftime.

Vendimi i Koresë së Veriut për t’i thelluar marrëdhëniet me Rusinë ka nxitur alarm në mbarë globin, pasi udhëheqësit po brengosen se si kjo lëvizje mund ta zgjerojë luftën në Ukrainë dhe çfarë ndihme ushtarake ruse do t’i ofrohet Penjanit në këmbim.



Të ndryshme
Më shumë