TV LIVE
Sport
31 October 2024
Amorim nuk do ta marrë menjëherë drejtimin e skuadrës, Van Nistelrooy do ta drejtojë edhe disa ndeshje Unitedin

Ruud van Nistelrooy debutoi mbrëmë me një fitore në debutimin e tij në bankën e Manchester United, ndërsa zbuloi edhe se sa do të qëndrojë si trajner i përkohshëm i Djajve të Kuq.

Nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Ruud van Nistelrooy, United mposhti skuadrën e Leicesterit në raundin e 16-të të Kupës së Ligës angleze me rezultat 5:2 dhe holandezi 39-vjeçar zbuloi se sa kohë do të ulet në pankina e skuadrës nga Old Trafford.

Trajneri i ri i United do të jetë Ruben Amorim, por ai ka njoftuar drejtuesit e klubit se nuk do të largohet menjëherë nga Sportingu i Lisbonës dhe kështu Van Nistelrooy do të qëndrojë në rolin e trajnerit më shumë se sa ishte planifikuar.

Amorim ka dhënë fjalën se do të bëhet trajner i ri i United më 10 nëntor, kur fillon pushimi ndërkombëtar, që do të thotë se Van Nistelrooy do të ulet në stolin e Djajve të Kuq në tre ndeshjet e ardhshme kundër Chelsea, PAOK dhe Leicester.

“Unë jam këtu për të ndihmuar, për të shërbyer dhe për të dhënë gjithçka për klubin në çdo cilësi me kaq shumë njerëz këtu rreth meje që duan më të mirën për klubin dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, tha holandezi 48-vjeçar.

“Unë erdha këtu për ta ndihmuar klubin si asistent. Tani në këtë rol, po e ndihmoj për aq kohë sa do tëjetë e nevojshme. Në të ardhmen unë gjithmonë do të jem gati për Manchester Unitedin”, deklaroi legjenda holandeze.



Të ndryshme
Më shumë