TV LIVE
Nga Vendi
30 October 2024
Ankohet në polici pronari i kompanisë në Zhelinë, thotë se i kanë ikur shtatë punëtorë nga Bangladeshi

Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se pronari i një kompanie nga Zhelina është ankuar në polici se i kanë ikur punëtorët nga Bangaldeshi, përcjell TV21. Të njëjtit kishin ardhur për të punuar në RMV me datë 18 shtator.

“Me datë 29.10.2024 ora 13:30, personi J.A. (47) nga Zhelina, në pozitën e personit përgjegjës në një subjekt juridik nga fshati Zhelinë, ka raportuar se të njëjtën ditë, shtatë punëtorë nga Bangladeshi janë larguar në drejtim të panjohur, të cilët kishin ardhur në punë që nga 18 shtatori 2024 me vizë të rregulluar nga R. e Maqedonisë së Veriut, për të punuar në kompaninë e tyre. Po merren masa për gjetjen e personave”, thonë nga SPB-Shkup./tv21.tv



Të ndryshme
Më shumë