Pavarësisht humbjes së Beshiktash, Ernest Muçi la shenjën e tij në derbin e Stambollit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një gol spektakolar kundër Gallatasarait, skuadër e cila në fakt fitoi derbin me rezultatin 2 me 1.
Të zotët e shtëpisë e dominuan duelin e madh të javës së 10 të Superligës turke duke shënuar dy herë në portën e Beshiktash, në minutat 13 dhe 67 me anë të Sanchez dhe Isimhen.
Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli ndeshjen dhe u fut në fushë pikërisht kur skuadra e tij pësoi golin e dytë.
Megjithatë në planin personal Muçi doli me kokën lartë nga derbi, pasi në minutën e 4 shtesë realizoi një supergol me të majtën për të mposhtur portierin Muslera.
Në 7 ndeshje që ka luajtur në këtë sezon, Muçi ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në Superligën turke. /vizionplus.tv