Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadiin Selës mbrëmë në Gostivarë ka konstituar strukturat e degës së kësaj partie ku për kryetar dege është zgjedhur Sabedin Sallahi, Bajram Xhelili- nënkryetar të degës, Besir Sulejmani- nënkryetar të degës,Mallzim Shabani-nënkryetarë të degës dhe Beqiri Beqiri- nënkryetar i degës për diasporën, shkruan Top24
Njoftimi i plotë i ASH-së
Sonte antarët e Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët dega Gostivar zhvilluam mbledhjen e rradhës shumë të rëndësishme për ndërtimin e strukturës së degës, ku pas një procesi transparent zgjodhën kryetarin dhe nënkryetarët e rinj të kësaj dege.
Në këtë mbledhje, kandidatët patën mundësinë të prezantojnë vizionin dhe objektivat e tyre për të ardhmen e degës, duke shprehur përkushtimin e tyre për të çuar përpara vlerat dhe angazhimet e partisë. Pas një votimi të hapur, antarët shpallën:
Sabedin Sallahi- kryetar të degës
Bajram Xhelili- nënkryetar të degës
Besir Sulejmani- nënkryetar të degës
Mallzim Shabani-nënkryetarë të degës.
Beqiri Beqiri- nënkryetar i degës për diasporën
Emërimi i tyre vjen si rezultat i besimit që anëtarët e degës kanë përkushtuar ndaj këtyre antarëve të cilët kanë dëshmuar angazhimin e tyre për të forcuar partinë në nivel lokal.
Në përmbyllje të mbledhjes, kryetari dhe nënkryetarët e rinj falënderuan të gjithë anëtarët për mbështetjen dhe premtuan se do të punojnë me përkushtim për të përmbushur detyrimet dhe për të arritur objektivat e partisë.