TV LIVE
Nga Bota
28 October 2024
Zgjedhjet në Gjeorgji/ Blinken: SHBA bën thirrje për hetim mbi raportet e parregullsive

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se SHBA ndan të njëjtin mendim për lidhur me konkluzionet e vëzhguesve ndërkombëtarë për procesin zgjedhor në Gjeorgji dhe bën thirrje për një hetim mbi raportet për parregullsi.

 

“Ne inkurajojmë liderët politikë të Gjeorgjisë që të respektojnë sundimin e ligjit, të shfuqizojnë legjislacionin që minon liritë themelore dhe bashkërisht të adresojnë parregullsitë në procesin zgjedhor”, tha kreu i diplomacisë amerikane.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë njoftoi se partia pro-ruse në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi zgjedhjet parlamentare me një përqindje prej 54%.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabishvili njoftoi të dielën mbrëma se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të së shtunës, duke pretenduar se vendi i saj ishte viktimë e një “operacioni special” nga Rusia.

Në dy vitet e fundit Ëndrra Gjeorgjiane, që qëndron në pushtet që nga viti 2012, i ka dhënë zë retorikës pro-ruse, duke nxitur zemërimin e aleatëve të saj perëndimorë, rreth asaj që ata e konsiderojnë si prirje gjithnjë e më autoritare.

Vëzhguesit e pavarur si dhe Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili – një aleate e dikurshme e partisë në pushtet, shndërruar tashmë në një nga kritiket më të ashpra të saj, akuzuan Ëndrrën Gjeorgjiane për blerje masive të votave si dhe forma të tjera të abuzimit me zgjedhjet.

“Ëndrra Gjeorgjiane” nuk i është përgjigjur kërkesave për koment lidhur me akuzat.
Opozita pretendoi fitoren dhe tha se ishte në rrugën e duhur për të fituar shumicën.

“Gjeorgjia evropiane po fiton me 52% të votave pavarësisht përpjekjeve për të manipuluar zgjedhjet dhe pa votat e diasporës”, shkruante zonja Zourabichvili në rrjetin social X.



Të ndryshme
Më shumë