TV LIVE
Teknologji
28 October 2024
Google Photos etiketon fotot dhe videot e modifikuara nga AI

Google bëhet kompania më e fundit që ndjek këtë trend. Pasi lançoi mjete si Magic Editor dhe inkorporoi AI në video editorin e saj muajin e kaluar, Google Photos filloi të etiketonte përmbajtjet vizuale të modifikuara nga AI, transmeton PCWorld.

Firmat e mëdha të teknologjisë filluan vitin e kaluar të lançojnë mjete AI për masat. Por ndërsa bëhet çdo ditë e më e lehtë për të manipuluar imazhet dhe videot me AI gjeneruese, një valë e dytë lançimi mjetesh të cilat identifikojnë përmbajtjet e krijuar nga AI ka nisur.

Google bëhet kompania më e fundit që ndjek këtë trend. Pasi lançoi mjete si Magic Editor dhe inkorporoi AI në video editorin e saj muajin e kaluar, Google Photos filloi të etiketonte përmbajtjet vizuale të modifikuara nga AI.

Google po e bënte këtë gjë përmes metadata, por tani etiketimi do të bëhet me tekst të lexueshëm. Një shembull sesi do të etiketohen e ndau në një postim në blog ku një seksion quajtur “AI Infor” në përshkrimin e imazhit përmban informacionin në fjalë.

Do të tregojë gjithashtu kur një imazh është modifikuar me AI gjeneruese ose kur një imazh është një përbërje e disa fotove pa përdorimin e AI gjeneruese, si p.sh. me veçorinë Best Take. Gjuha e re do të shfaqet në Google Photos duke filluar nga java e ardhshme.



Të ndryshme
Më shumë