TV LIVE
Nga Vendi
26 October 2024
Ahmeti: Të respektohet legjitimiteti dhe të bëhet veting për të gjithë funksionarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka vazhduar takimet me qytetarët në Saraj.

Ahmeti nga Saraji kërkoi që të respektohet legjitimiteti dhe të bëhet veting për të gjithë funksionarët.

“Populli në këmbë i shqetësuar për nëpërkëmbjen, poshtërimin, nënçmimin që po i bëhet shqiptarëve, barazisë etnike dhe të arriturave të Marrëveshjes së Ohrit.

Saraji kërkon një vend europian, barazi, veting, respektim të legjitimitetit, dinjitet!

Do të vizitojmë çdo vendbanim, do të flasim me gjithësecilin nga ju dhe do të veprojmë ashtu si do të thoni ju”, ka shkruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndër të tjera ai kërkoi dhe tërheqjen e VLEN-it nga qeveria, pasi siç tha ai shqiptarët me ta janë duke u nënçmuar në qeveri monoetnike.



Të ndryshme
Më shumë