TV LIVE
Nga Vendi
25 October 2024
Maqedonia dhe Serbia së bashku do të kërkojnë para për hekurudhën e shpejtë Nish – Shkup, do të duhet të modernizohen 185 kilometra të tjerë

Ministri i Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, tha sot se rindërtimi i hekurudhës Nish – Brestovac, i cili filloi më shumë se tre vjet më parë, do të përfundojë në shkurt të vitit 2025, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, shkrua Ifomaks, përcjellë Top24

– Deri në shkurt të vitit të ardhshëm do të përfundojnë edhe 23 kilometra hekurudhë në jug, nga Nishi në Brestovac. Kemi ende 135 kilometra në Serbi dhe 50 kilometra në Maqedoninë e Veriut për të lidhur Shkupin, Nishin, Beogradin, Novi Sadin dhe Budapestin. Për këtë jemi pajtuar me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Bashkarisht do të kërkojmë financim për 135 kilometrat tona dhe 50 kilometrat e tyre – tha ministri serb Vesiq.

Ndërtimi i asaj hekurudhe filloi me ceremoni, në shtator të vitit 2021, në Dolno Medjurovë, në prani të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarëve të shumtë serb.

Sipas planit, kjo hekurudhë ishte paraparë të ndërtohej deri në qershor të vitit 2023. Realizues i punimeve është konsorciumi i kompanive bullgare Trace Group Holding PLC dhe Balkantel, vlera e kontratës është rreth 60 milionë euro dhe bëhet fjalë për modernizimin e trasesë së korridorit ndërkombëtar 10 përmes Serbisë, ndërmjet Nishit dhe Brestovcit.

Kur është fjala për hekurudhën e shpejtë Beograd-Nish, Vesiq tha se trenat do të lëvizin atje me shpejtësi 200 kilometra në orë dhe se punimet do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Vesic tha gjithashtu se Komisioni Evropian ka miratuar një direktivë sipas së cilës vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, nëpër të cilat kalon korridori, mund të marrin para për hekurudhë.



Të ndryshme
Më shumë