TV LIVE
Nga Vendi
24 October 2024
Nepotizëm dhe keqpërdorime në ITSHKSH: Drejtori Skënder Asani punëson katër familjarë të tij të afërt

Nepotizmi dhe keqpërdorime serioze në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve! Drejtori Skënder Asani, mund të thuhet se është rekorder në Evropë, e ndoshta edhe më gjerë në zhvillimin e nepotizmin në institucion!

E gjithë kjo bazuar në informatat të cilat kanë arritur në redaksinë e www.Ora24.tv, sipas të cilave, duke shfrytëzuar postin e drejtorit, Skënder Asani, ka punësuar katër familjarë të tij tepër të afërt dhe atë:

1. HIZER ASANI, vëllai i drejtorit / ARKIVIST,

2. SADIK ASANI, djali i vëllait / ROJTAR,

3. MUHAMET AMETI, dhëndër (burri i motrës) / MIRMBAJTËS

4. OMER DURA – dhëndër (bashkëshortin i mbesës) / IT

Skënder Asani është zgjidhur drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në tetor të vitit 2014, ndërsa tani, sapo ka mbushur fiks 10 vite që e ushtron këtë post.

Ne i bëjmë thirrje publike institucioneve përkatëse si Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  dhe Komisionit për Anti-korrupsion që të veprojnë për këtë rast.

Por nuk përfundon gjithçka me kaq, sepse në redaksinë e www.ora24.tv kanë arritur edhe informata të tjera, me të cilat nxiten dyshime serioze për keqpërdorimin e detyrës së drejtorit Skënder Asani.



Të ndryshme
Më shumë