Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin Jetësor do të inspektojë veprimtarinë dhe mënyrën se si i trajton mbetjet ndërmarrja Drislla, nëse i përmbush detyrat e saj dhe lëshimet eventuale ngjatë punës së tyre, transmeton Portalb.mk.
Kjo erdhi pas takimit të zëvendës kryeministrit të Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, i cili priti dje në një takim përfaqësuesit e Shoqatave “Rinia e Batincës” dhe ‘Vukat’ të cilët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre rreth keqmenaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve medicinale nga ana e Ndërmarrjes Publike ‘Drislla’ që menaxhohet nga Qyteti i Shkupit.
Në emër të banorëve të fshatit Batincë dhe lagjeve që gravitojnë rreth deponisë Drislla, përfaqësuesit e dy shoqatave informuan se si rezultat i menaxhimit joadekuar nga drejtoria e kësaj deponie ekziston përkeqësim drastik i gjendjes shëndetësore të banorëve në fshatin Batincë dhe rrethinat e saj.
Sipas tyre ata kanë vetëm një kërkesë, deponi bashkëkohore me standarde ekologjike dhe evropiane.
Pas vezhgimit të situatës në terren, Ministria e Mjedisit Jetësor do të shqyrton mundësitë për gjetjen e fondeve dhe mjeteve të nevojshme për modernizimin e deponisë Drislla, dhe përmirësimin e standardit jetësor të banorëve që jetojnë në afërsi të saj.
Ndryshe, deponia “Drislla” në Shkup është kapur në flagrancë duke e ndotur mjedisin jetësor, ndërkaq qytetarët i vuajnë pasojat shëndetësore dhe ekologjike, por edhe pasojat në bujqësi. Nga ana tjetër, autoritetet nuk ndërmarrin kurrfarë masa. Kështu u shprehën para objektivit të Portalb.mk, disa prej banorëve të fshatit Batincë në shtator të vitit 2023, i cili ndodhet në afërsi të deponisë. Ata disa herë kanë protestuar dhe kërkesa e tyre është që deponia t’i plotësojë standardet evropiane.