TV LIVE
Nga Vendi
22 October 2024
Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM)

Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë