TV LIVE
Nga Vendi
21 October 2024
LSDM: Drejtori i ASK-së nuk ka certifikatë për siguri dhe njohjen e gjuhës angleze

Partia maqedonase në opozitë LSDM, thotë se drejtori i emëruar i Agjencisë për Siguri Kombëtare Bojan Hristovski, ka konfirmuar se nuk posedon certifikatën përkatëse të sigurisë.

Nga LSDM thonë se Hristovski nuk ka certifikatë “sekret shtetëror” dhe kërkesë për një certifikatë të tillë e ka paraqitur vetëm pasi është emëruar drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare me direktivë partiake.

“ASK si shërbim sigurie ka shumë informacione të klasifikuara të nivelit më të lartë, ndaj të cilave drejtori aktual nuk ka të drejtë të ketë njohuri deri sa të marrë certifikatën. Kjo konfirmon të gjitha dyshimet nëse Hristovski i plotëson kushtet ligjore për të qenë në një pozitë kaq të lartë”.

“Mbetet e hapur pyetja nëse Hristovski ka certifikatë për njohjen e gjuhës angleze sepse ka dorëzuar vërtetim nga një shkollë në Plovdiv – Bullgari, dhe nuk ka fare qendër testimi TOEFL në Plovdiv. Po ashtu, është e hapur edhe pyetja nëse Hristovski ka 5 vjet përvojë në pozita udhëheqëse në përputhje me kërkesat ligjore?”.

“Biografisë së tij të publikuar i mungojnë datat e sakta për përvojën e tij menaxheriale në ASK në periudhën 2012-2017. VMRO-DPMNE partizon brutalisht institucionet dhe me emërimin e drejtorit të ASK-së çon në shkatërrimin e plotë të strukturave të sigurisë. LSDM kërkon tërheqjen e Hristovskit dhe emërimin e drejtorit të ri të ANB-së në përputhje me të gjitha rregulloret dhe normat ligjore”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.



Të ndryshme
Më shumë