TV LIVE
Nga Vendi
21 October 2024
Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi për gripin sezonal fillon sot dhe do të realizohet në 36 lokacione të vendit. Deri tani për vaksinimin e gripit sezonal janë paraqitur mbi 32.000 qytetarë.

Në Shkup vaksinimi do të zhvillohet në Qendrën e Shëndetit Publik, në poliklinikat Bukuresht, Idadia, dhe Bit Pazar, ndërsa në ISHP vetëm për punonjësit shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se të gjithë të paraqiturit në ueb faqe marrin sms për datën, kohën e saktë dhe ku të vijnë për vaksinim.

“Ministria këtë vit furnizoi me 70.000 doza vaksina të gripit sezonal katër-llojesh që paraqet rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Me vaksinimin pa pagesë mbulohen grupet e rrezikuara të popullsisë: persona të rritur (mbi 65 vjet), persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësor, gra shtatzëna, fëmijë të moshës nga 6 muaj deri 5 vjet, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe punonjësit e institucioneve për mbrojtjen sociale të të moshuarve”, informojnë nga MSH-ja.

Në Qendrën e shëndetit publik edhe këtë vit janë furnizuar edhe vaksina komerciale kundër gripit për qytetarët e interesuar të cilët nuk hyjnë në grupin e rrezikuar.



Të ndryshme
Më shumë