TV LIVE
Nga Bota
19 October 2024
Kapen 8.3 ton drogë në bregun perëndimor të Meksikës, rekord për operacionet detare

Marina meksikane njoftoi dje, të premten, sekuestrimin në Paqësor të 8.3 tonëve drogë, një sasi rekord e kapur në Meksikë në një operacion në det.

Vlera e sekuestruar arrin në 2.099 miliardë pesos (134.5 milionë euro), tha Marina në një deklaratë, pa specifikuar llojin e drogës.”, thuhet në deklaratë.

Konfiskimi u bë në jugperëndim të qytetit të Lazaro Cardenas, në shtetin e Michoacán, në bregun perëndimor të Meksikës.

Gjatë operacionit, Marina arrestoi gjashtë varka – pesë me motorë jashtë dhe një gjysmë zhytëse rreth 15 metra të gjatë – si dhe 23 persona.

Kapja më e madhe e drogës në historinë e Meksikës, 23 ton kokainë kolumbiane, u bë në nëntor 2007.

Për dekada, Meksika ka qenë një qendër për kontrabandën e drogës në Amerikën e Veriut, një aktivitet që shumë kartele po luftojnë për ta kontrolluar.

Shteti i Michoacan-it, në brigjet e të cilit ndodhi konfiskimi, është skena e konflikteve të pandërprera midis bandave kriminale, mes të cilave karteli i fuqishëm i Gjeneratës së Re të Jalisco-s.



Të ndryshme
Më shumë