Al-Nassr arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Al-Shabab në një ndeshje të tensionuar të zhvilluar më 18 tetor 2024 në kuadër të Saudi Pro League.
Heroi i ndeshjes ishte përsëri Cristiano Ronaldo, i cili realizoi një penallti në minutën e fundit për t'i dhënë ekipit të tij tre pikë jetike. Goli i parë për Al-Nassr u shënua nga mbrojtësi Aymeric Laporte në minutën e 69-të, duke e vendosur ekipin në avantaz.
Por situata ndryshoi në fund të lojës, kur një autogol i Ali Al-Hassan barazoi ndeshjen në minutën e 90-të. Me rezultatin e barabartë, Ronaldo mori përsipër penalltinë vendimtare disa momente më vonë, duke rikthyer avantazhin për Al-Nassr.
Ndeshja nuk përfundoi aty, pasi Al-Shabab pati mundësinë të barazonte me një penallti të tyre, por humbën shansin, duke i dhënë Al-Nassr një fitore të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit
Ky triumf e mban Al-Nassr në garë për titullin e ligës, me Ronaldo në formë të shkëlqyer, pasi ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje këtë sezon
Al-Nassr aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Ligën Saudite, katër pikë pas liderëve të Al-Hilal.
39-vjeçari Ronaldo shpreson të frymëzojë Al-Nassr drejt një tjetër fitoreje kur të përballen me Esteghlal në ndeshjen jashtë fushe të martën në Champions Ligën aziatike