Google së fundi lançoi versionet e reja të Chrome për Windows, macOS dhe Linux. Me versionin 130 kompania adresoi 17 probleme sigurie ku asnjëri prej tyre nuk duket të jetë shfrytëzuar për sulme.
Ndërtuesit e shfletuesve të tjerë Chromium pritet të lançojnë versionet e tyre të reja. Në postimin në blog të Chrome prej problemeve të raportuara, vetëm një prej tyre kategorizohet si me rrezikshmëri të lartë.
Sakaq problemet e tjera konsiderohet si të rrezikshmërisë së mesme dhe të ulët. Javën e kaluar Google lançoi një përditësim sigurie në Chrome 129 për të adresuar katër probleme sigurie.
Zakonisht shfletuesi Chrome përditësohet automatikisht por ju mund ta bëni edhe në mënyrë manuale duke shkruar në Help > About Google Chrome (ose Settings > About Google Chrome).
Google gjithashtu ka lëshuar versionin 130.0.6723.58 për Android dhe 130.0.6723.37 për iOS. Version Android rregullon të njëjtat probleme sigurie si ai desktop.