Shoqata Kulturore Uskana - Dortmund me aksion humanitar në vendlindje
Nëpërmjet një postimi në Facebook, nga Shoqata Kulturore Uskana - Dortmund kan njoftuar se sot jan dhuruar 17 tabela (whiteboard) shkollës qëndrore REXHË RUSHIT ZAJAZI.
Postimi plot në Facebook:
Shoqata Kulturore Uskana - Dortmund vazhdon me aktivitetet e saj në lidhje me vendlindjen në vitin 2024.
Pasi u krye me sukses projekti humanitar në lidhje me shtëpinë e shëndetit në Kërçovë në muajin e kaluar, SHKU-ja sot dhuroj 17 tabela (whiteboard) shkollës qëndrore REXHË RUSHIT ZAJAZI.
Si përfaqësues të SHKU-së Zejnulla & Arben Kurtishi sot u mirëpriten nga Drejtori, z. Naser Ismaili, dhe zv. Drejtoresha znj. Jahoja.
Falenderues po ashtu për dhuratën që ja dërgoj shkolla REXHË RUSHITI përfaqësuesve të SHKU-së: Një pikturë e krijuar nga nxënësi talentues, Bashkim Fejza.
SHKU-ja i uron z. Naser Ismailit suksese në projektet e Shkollës REXHË RUSHITI duke përshëndetur të gjithë arsimtarët dhe nxënësit e mrekullueshëm të kësaj shkolle.
Së bashku më të fort!