TV LIVE
Nga Rajoni
16 October 2024
Avancojnë punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas/ Balluku: Mbërrin makina e re për korrigjimin e shtrirjes së shinave

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka mbërritur në Shqipëri makineria moderne, e cila do t’i japë një hov më shumë punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.

Sipas Ballukut punimet për këtë linjë kanë hyrë në një fazë të re dhe se makineria që njihet me emrin “rrahëse”, është një makineri vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë. Ajo përdoret për të shtypur çakëllin e binarëve nën shinat, duke i bërë ato më të qëndrueshme dhe në nivel. Gjithashtu, kjo makineri korrigjon shtrirjen e shinave për t’i bërë ato paralele dhe në nivel, në mënyrë që të arrihet një udhëtim më i rehatshëm për pasagjerët.

Sipas ministres Balluku, linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.



Të ndryshme
Më shumë