TV LIVE
Sport
16 October 2024
Amir Rrahmani pjesë e formacionit më të mirë të javës në Ligën e Kombeve

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është futur në formacionin e javës në UEFA Nations League.

Mbrojtësi kosovar ishte fantastik me paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Qipros, duke ofruar siguri në mbrojtje dhe duke realizuar një gol.

Sipas faqes së njohur, Sofascore – Rrahmani është vlerësuar me notën 8.4 dhe është futur në 11-shen më të mirë.

Në këtë formacion është futur edhe Isnik Alimi, lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me notën 8.8.



Të ndryshme
Më shumë