TV LIVE
Sport
15 October 2024
Dinastia vazhdon! Në gjurmët e babait dhe gjyshit, Maldini debuton me Italinë

Një Maldini i brezit të tretë luan në kombëtaren italiane të futbollit, dinastia vazhdon. Një ovacion nga turma në stadiumin “Bluenergy” mirëpriti debutimin me fanellën e kaltër të Danielit, djalit të Paolos dhe nipit të Cesares, i cili hyri në fushë në minutën e 28 të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Izraelit në vend të Giacomo Raspadorit.

Në të njëjtin stadium ku më 20 janar të vitit 1985 kundër Udineses, babai Paolo bëri debutimin e tij për kuqezinjtë, dhe ai ishte në tribunë me gruan e tij, dukshëm i emocionuar.

Është një histori, ajo e Maldinëve, që shkon paralelisht me atë të Italisë. Një udhëtim i nisur nga Cesare pas luftës, i cili kalon në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë dhe më pas zbret në mijëvjeçarin e tretë.

Dhe debutimi i lojtarit së Monzës hyn me të drejtë në historinë e futbollit italian, sepse ai i Maldinëve është lidhja e parë direkte me tre lojtarë (gjysh, baba dhe bir) në historinë e kombëtares së Italisë.



Të ndryshme
Më shumë