TV LIVE
Nga Bota
14 October 2024
Ushtria e Tajvanit vihet në gatishmëri: Kina nis 11 anije e 25 avionë, SHBA e shqetësuar!

Ushtria tajvaneze është vënë në gatishmëri të lartë mes atij që Pekini e përshkroi si një “paralajmërim të prerë” ndaj atyre që kërkojnë pavarësi për ishullin e vetqeverisur.

Kina ka dislokuar 11 anije e nisi 25 avionë ushtarakë, raundi më i fundit i manovrave gjigante ushtarake që ka mbajtur prej dy vitesh tashmë ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë e përdorimit për të marrë Tajvanin nën kontroll.

Shtetet e bashkuara, që po e ndjekin situatën me shqetësim, thanë se veprimet e Kinës ishin “të paparalajmëruara” dhe rrezikonin “përshkallëzim”, ndërsa i bënë thirrje Pekinit që të përmbahet.

Ministria tajvaneze e Mbrojtjes e dënoi sjelljen irracionale dhe provokuese të Kinës, siç e përshkroi ajo, duke theksuar se ishulli është gati të mbrojë veten dhe se tashmë, ka dislokuar forcat e nevojshme në përgjigje të lëvizjeve të palës kineze. Presidenti tajvanez, Lai Ching-te, që mori detyrën në maj, ka qenë më i zëshëm se paraardhësja e tij, Tsai Ing-ëen, në mbështetjen e sovranitetit të Tajvanit, duke zemëruar Pekinin, i cili e cilëson atë si “separatist”.

Ushtria kineze pohoi se stërvitjet janë të përqendruara në gatishmërinë e luftimeve në ajër dhe të patrullimeve, si dhe në bllokimin e porteve kyçe. Ato po ashtu po mbahen sipas për të praktikuar “sulmet ndaj kufijve detare dhe tokësore”. Sipas një diagrami të publikuar, rojet bregdetare me katër flota kanë rrethuar Tajvanin dhe po lëvizin përreth ishullit në drejtimin e kundërt të akrepave të orës.



Të ndryshme
Më shumë