TV LIVE
ShowBiz
14 October 2024
Luiz Ejlli i përgjigjet ashpër Dea Michel: Po ma kërkon me se s’bën që..

Ish-anëtari i BBVIP Luiz Ejlli është përgjigjur ashpër me anë të një stori ndaj ish-banores së Big Brother Vip, Dea Michel.

Luizi shkruan në story se “po ma kërkon me se sbën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”, ndërkohë në sfond është kënga e njohur me fjalë +18, “oj Lulija jon me limona, o kush na ka inatin ju q*** nona ooo…”.

Kujtojmë se edhe pse lajmi u bë i ditur që më 10 tetor 2024, mesa duket ish banorja e Big Brother Dea Mishel e ka parë lajmin paksa me vonesë.

Ajo ka reaguar mbrëmjen e djeshme me anë të dy fotove të publikuara në Insta Story.

Në foton e parë Dea shkruan se paska lajme.

“Paskemi lajme në datë 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin” shkruan Dea në foton e parë.

Më tej ajo ka publikuar një shkrim ku tregon se për çfarë është dënuar këngëtari nga Shkodra duke shtuar se shokun duhet ta zgjedhësh më të mirë se veten

 “Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shton Dea.

Mesa duket edhe pse loja në Big ka mbaruar duket se gjërat nuk janë ashtu për Luizin dhe Dean, shihet se mes dy ish-lojtarëve ka akoma hatërmbetje midis tyre.



Të ndryshme
Më shumë