TV LIVE
Nga Vendi
12 October 2024
Mickoski e thotë me gojën e vet: Në dorën time është kryeprokurori dhe organet tjera të gjyqësorit

Kryeministri Hristijan Mickovski me deklaratë skandaloze paralajmëron ndërhyrjen në sistemim gjyqësor në vend. Nuk e fsheh se ne dorë të tij është fati i kryeprokurorit dhe organeve tjera gjyqësore.

“Mund ti shkarkojë kur të dua”, thotë ai duke pretenduar se është normale që të vendos njerëz të afërt të tij në këto pozita pasi, siç thotë, do të bashkëpunonin më mirë me ta. Sipas tij, problem është partizimi i administratës e jo i krerëve  institucioneve të drejtësisë. Këto komente Mickovski i ka bërë në Podcastin Lazzarov. 

“Po, normal që duhet parë që të jetë,  nëse shkojmë te një prokuror, ai duhet të jetë një avokat me përvojë, me përvojë dekadëshe, një person nga fella etj. Kuptohet, person me të cilin mundet të bashkëpunojmë. Sigurisht se nuk mund të jetë person, me të cilin nuk mund të bashkëpunojmë. Kur dikush do të më thotë, ish partiak apo shokë… Epo, natyrisht, me ata njerëz ju duhet të bashkëpunoni. Ju keni bashkëpunuar me ata njerëz. Me ata njerëz ju keni krijuar besim. 
Ja kemi bërë përpjekje që në Qytetin e Shkupit të sjellim një profesionist, e shihni se si mbaroi e gjithë kjo. E shihni si mbaroi. Është normale që njerëzit me të cilët keni besim, me të cilët punoni çdo ditë, me të cilët konsultoheni, me të cilët bisedoni, është normale që me ta do të bashkëpunoni dhe këtu nuk ka asgjë ndryshe.
Me kë funksionojmë, me kë keni arbitruar, është logjike që unë si kryetar i VMRO-DPMNE-së ta kaloj ditën time të punës në shoqërinë e kolegëve të mi nga VMRO-DPMNE. Dhe është e logjikshme që ata janë zgjedhja ime e parë sepse kam fituar besim ne ta”, tha Mickoski.

 

Por kjo nënkupton se sërish gjyqësia po partizohet?

“Nuk ka asnjë. Është logjike. Edhe atë edhe në Amerikë është kështu. Edhe në Suedi është kështu. Problemi është në administratë që mos vijë deri te partizimi. Në ato nivele të eshalonit të ulët. Përndryshe, është logjike që i pari, që rrethi kyç të jenë bashkëpunëtorët tuaj më të afërt me të cilët punoni brenda partisë apo koalicionit. Dhe këtu nuk shoh asgjë të palogjikshme. 
Realisht shifrat janë të tilla, nesër mund ta ndryshojmë. Dhe atë edhe Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet menjëherë të kërkojmë interpelancë që të propozojmë të ri. 
Ne mund ta bëjmë atë menjëherë. Por ja ne po japim një shans. Themi, ja që mos duket se po partizojmë…. por ajo shans mund të zgjas një periudhë të caktuar. Ajo periudh kohore është e vogël, harxhohet. 
Dhe kur e shohim se nuk ka progres, atëherë është logjike të propozojmë njerëzit tanë në të cilët besojmë se do të japin atë që ne dhe qytetarët presim të japin. Dhe ajo është beteja kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë