TV LIVE
Nga Bota
12 October 2024
Sulmet izraelite vrasin dhjetëra persona në kampin e refugjatëve në Jabalia

Të paktën 30 persona janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Jabalia të Gazës dhe kampin e refugjatëve, ka thënë Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza, një javë pasi Izraeli nisi një ofensivë atje për çka pretendon se ka synim të ndalojë rigrupimin e Hamasit.

Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal, ka thënë se një sulm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes ku janë vrarë 12 persona, përfshinë gra e fëmijë, ndërsa 14 të tjerë janë të zhdukur dhe ka gjasa se kanë mbetur nën rrënoja, raportoi Guardian. 

Para këtij sulmin, Ahmad al-Kahlut, drejtor i agjencisë, ka thënë se 18 persona janë vrarë nga disa sulme, përfshirë goditjet mbi tetë shkolla në kamp që janë shfrytëzuar si strehimore për të zhvendosurit.

Në total, sulmet e ditës kanë lënë të paktën 110 të lënduar.

 

Mjekët i kanë thënë Reutersit se të paktën 61 palestinezë janë vrarë përreth Rripit të Gazës të premten.

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë dhjetëra militantë në Jabalia, por nuk ka dhënë asnjë provë.



Të ndryshme
Më shumë