TV LIVE
Nga Vendi
10 October 2024
Mickoski takon Zelenskin në Dubrovnik

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në Samitin kushtuar Ukrainës në Dubrovnik, u takua me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski.

“Realizova takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Shpreha mbështetjen dhe dëshirën time për arritjen e qëllimit për paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” e hapi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

Ky është samiti i tretë i organizuar në këtë format. I pari u organizua në gusht të vitit 2022 në Athinë, ndlrsa i dyti në shkurt të këtij viti në Tiranë. Qëllimi kryesor është shprehja e solidaritetit dhe mbështetjes për Ukrainën.



Të ndryshme
Më shumë