Kryetari i Lëvizjes Besa, që është pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit”.
Kasami në një postim në Facebook shkruan se “VLEN po e mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve i rregulloi si fasadë”.
“BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton. Edhe kështu po ndodh në vazhdimësi duke i diskriminuar shqiptarët përmes mekanizmave që nuk i ka rregulluar ashtu siç duhet, si me rastin e balancuesit. Por fatmirësisht VLEN është këtu për tu kujdesur për shqiptarët duke sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!”.
Thjeshtë dhe qartë, VLEN po mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve “i rregulloi” si fasadë!”, shkruan Kasami.
Mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme, Arbër Ademi nga BDI, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit” është kundër shqiptarëve dhe se bashkësitë etnike në vend do të jenë të padukshme.