TV LIVE
Nga Vendi
10 October 2024
Gjykatësi Osman Kadriu kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e “balancuesit”

Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit. Sipas tij, vendimi është qartazi anti-kushtetues, sepse sipas tij, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe nuk mund të shfuqizohet.

Sipas Kadriut, arsyetimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, se të drejtat dhe liritë e qytetarëve janë shkelur nga balancuesi në lidhje me deklaratën, nuk qëndrojnë, duke shtuar se diskriminimi është bërë në bazë të barazisë, sepse në konkurs jo të gjitha komunitetet ishin të barabarta për të konkurruar.

Kadriu shpreh dyshimin se ka presion politik që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë balancuesin, apo instrumentin që garanton përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike në administratën publike.

Pas vendimit të djeshëm, gjyqtari kushtetues Kadriu sqaron procedurat ligjore se si mund të zgjidhet çështja e përfaqësimit. Ai thotë se ligji i ri për përfaqësim të drejtë duhet të parashikojë përfshirjen e komuniteteve etnike, sepse nuk mund të shmanget kategoria kushtetuese.

Zgjidhja e përhershme, sipas Kadriut, duhet të rregullohet me amendamente kushtetuese, pra vendimet në Gjykatën Kushtetuese të merren me Badenterin që shqiptarët të mos mbivotohen.



Të ndryshme
Më shumë