TV LIVE
Nga Vendi
9 October 2024
Hasani apel Ambasadës së SHBA-së dhe ndërkombëtarëve: T’i kenë sytë katër, në zemër të Ballkanit, në RMV po ndodhë ndërrimi i kursit gjeostrategjik

Ilir Hasani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë që siç tha, t’i kenë sytë katër pasi në Maqedoninë e Veriut po ndodhë ndërrimi i kursit gjeopolitik, përcjell TV21. Hasani tha se, për situatën në vend, faktori ndërkombëtarë është indiferent qe sipas tij, është një gabim.

“I thërras ndërkombëtarët, sidomos ShBA-të që të ketë sytë katër se në zemër të Ballkanit po ndodhë ndërrimi i kursit gjeopolitik në RMV-së dhe indiferenca e tyre në këto lëvizje është shumë shqetësuese. Unë prej këtu po apeloj dhe po e thirri direkt ambasadën që të merret me këtë punë, ta analizojë, se unë nuk mund ta kuptoj indiferencën që është tu ndodhë e faktorit ndërkombëtar”, tha Hasani në Daily Click.



Të ndryshme
Më shumë