Në seancën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u refuzua lënda kundër kryeministrit Hristijan Mickoski dhe djalit të tij për udhëtim në Uashington.
18-vjeçari Jovan Mickoski shoqëroi babain e tij, kryeministrin Mickoski në një udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara për Samitin e NATO-s në Uashington, i cili shënoi 75 vjetorin e themelimit të Aleancës në muajin korrik.
Më 15 korrik, Komisioni ngriti një rast pasi u përfol për udhëtimin e djalit të kryeministrit në Samitin e NATO-s.
Në seancën e sotme rasti është pushuar pasi është konstatuar se udhëtimi është financuar nga mjetet personale.