Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja, shënoi një gol për ekipin e Samsunsporit në fitoren 1:3 ndaj Adana Demirsporit.
Goli i futbollistit shqiptar është futur në mesin e më të mirëve në javën e tetë në Superligë, shkruan Indeksonline
Muja po lufton për çmimin e golit më të mirë të javës, së bashku me Gorkem Saglam, Ahmed Kurtucu dhe Daniel Aleksic.