TV LIVE
Teknologji
9 October 2024
“Dëmton rëndë shëndetin e fëmijëve”. 13 shtete amerikane hedhin në gjyq TikTok

13 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbias, ku ndodhet kryeqyteti Uashington, kanë hedhur në gjyq median sociale TikTok, pasi e akuzojnë se po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve pasi e kanë ndërtuar platformën për t’i bërë ata të varur nga përdorimi i saj.

Padia u ngrit pas një hetimi kombëtar në SHBA ndaj TikTok, i nisur në mars 2022, nga një koalicion prokurorësh të përgjithshëm të shumë shteteve amerikane, mes të cilëve Kalifornia, Kentaki dhe Nju Xhersi.

Në qendër të padisë është algoritmi i TikTok-ut, që vendos se çfarë do të shohin përdoruesit në platformë duke mbushur faqen kryesore (For You feed) me materiale të posaçme sipas interesave të të tyre. Në padi theksohet se algoritmi është i tillë që i bën fëmijët të varur ndaj platformës duke i mbajtur në celular pafundësisht e duke i mbytur me njoftime kur ata kanë dalë nga aplikacioni.

Sipas prokurorit të përgjithshëm të Distriktit të Kolumbias, TikTok ka vepruar në këtë mënyrë edhe pse e dinte se kjo sjellje do t’u shkaktonte të rinjve dëme të mëdha psikologjike dhe fiziologjike, si ankth e  depresion.

TikTok është vënë në shënjestër edhe nga qeveria federale amerikane. Media sociale do të bllokohet në Shtetet e Bashkuara në mesin e janarin të vitit të ardhshëm, nëse kompania nënë, ByteDance, me seli qendrore në Kinë, nuk e shet TikTok-un.

 



Të ndryshme
Më shumë