TV LIVE
Nga Vendi
8 October 2024
ZV DREJTORI GJENERAL I SHA ESM REXHEP ASANI : TENDERI PËR TË CILIN AKUZON BDI ËSHTË REALIZUAR NË KOHËN KUR KXE OSLLOMEJ UDHËHIQEJ NGA KUADËR I TYRE!

Pas pres konferencës për shtyp të BDI-së ky  Arta Bilallit Zendeli tha se udhëheqësit të TEC Oslomej kan realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhepse TEC Oslomej ka mbi 1000 të punësuar.

Që skandali të jetë edhe më i madh, vlera e tenderëve me 2 firma të vetme kap vlerën prej mbi 23 500 000 denarë ose mbi 380 000 euro.

Paramendini, rreth 30 euro për 1 orë punë paguhet për shërbime bravandreqëse ose thënë ndryshe për ndërrim të bravave me këtë marrëveshje skandaloze. Kjo nënkupton se Elektranat e MV- EMV do të duhet ti paguajë një firme të jashtme plot 1780 denarë për 1 orë.

Npërmes një postimi në Facebook ka reaguar Zv Drejtori gjeneral i SHA ESM Rexhep Asani ka shkruar:

Demant nga ShA EMV

Tenderi për të cilin akuzon BDI është realizuar në kohën kur KXE Osllomej udhëhiqej nga kuadër i tyre!

Në kushte kur udhëheqsia e re e ShA EMV-së lufton për ta tejkaluar krizën më të madhe prej ekzistencës së saj, të hasur dhe të krijuar drejtpërdrejt nga udhëheqësia e mëparshme e BDI-së dhe LSDM-së, opozita del me akuza që nuk kanë të bëjnë me realitetin fare. Kompania i hedh poshtë plotësisht akuzat për “kriminalitet”, të paraqitura në konferencën e sotme për media të BDI-së.

Sa për sqarim. Bëhet fjalë për një thirrje publike për angazhim të shërbimeve salduese dhe hekurpunuese sipas nevojës, e paraparë nga udhëheqësia e mëparshëm e KXE Osllomej në Planin Vjetor për Prokurime Publike për vitin 2024. Bëhet fjalë për angazhimin e fuqisë punëtore për të kryer detyra specifike dhe për mirëmbajtje të procesit tekniko-teknologjik në termocentral. Nevoja për angazhimin e tyre me shpallje publike është zbatuar prej dekadash, pasi kombinati nuk posedon kuadër të tillë (në raste specifike edhe të liçensuar.

Që ironia të jetë edhe më e madhe, ky prokurim publik për të cilin flet BDI është shpallur dhe realizuar në kohën kur kombinatin e menaxhonin Stojan Mickoski dhe Nexhbedin Nuredini, kuadro të LSDM-së dhe BDI-së. Thirrja publike është publikuar më 3 qershor të këtij viti përmes Sistemit Elektronik për Prokurime Publike, ndërsa hapja publike e ofertave është bërë më 10 qershor. Vlerësimi i ofertave të pranuara dhe përzgjedhja e ofertës më të favorshme është bërë më 19 korrik të këtij viti. Kujtojmë se e gjithë procedura së bashku me përzgjedhjen e ofertës më të favorshme ka ndodhur në periudhën kur ShA EMV dhe KXE Oslomej menaxhoheshin nga personeli i BDI-së dhe LSDM-së.

Në lidhje me indiciet që ShA EMV ka për veprimet e personave të caktuar nga udhëheqësia e mëparshme, janë njoftuar institucionet përkatëse shtetërore për t'i hetuar dhe në bazë të kësaj të kërkohet përgjegjësi nga shkelësit e ligjeve. Pra, më e pakta që duhet të komentojë BDI është energjetika. Gjendja në të cilën ndodhet sot i gjithë sistemi energjetik është rezultat i punës së udhëheqësve të mëparshëm të vendosur në pozita drejtuese nga kjo parti.

I bëjmë thirrje opozitës që të përmbahet nga akuzat e kota ndaj ShA EMV për marrjen e pikëve të vogla politike. Kompania aktualisht po kalon një proces konsolidimi i cili është një prioritet kryesor drejt mbajtjes së një sistemi të qëndrueshëm dhe të besueshëm elektro energjetik.

Më herët nëpërmes Facebook kishte reaguar edhe Fatmir Limani, Ministr i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë:

PËRGJEGJËSI !

Fatmir Limani nuk mund të ngjasojnë në sojin tuaj, të cilët i karakterizon përvetësimi i pronës publike.

Edhe dorë-falja nuk do t'u shpëtojë nga përgjegjësia.., për mënyrën si e keni "shkatërruar" ekonominë e vendit.

Vocërrakët që fshihen pas formulimit të tekstit do të përgjigjen bashkë me ty..

*Ps: saldatorët dhe bravandreqësit i dëbuat në Gjermani, duke i zëvendësuar me "partizan" partiak, të cilët u siguronin fitore duke mbushur kuti...

F. B. L.



Të ndryshme
Më shumë