Avancimi i bashkëpunimit rajonal me qëllim të përballjes me sfidat, si dhe përparimi i integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor, janë me rëndësi kruciale për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, vlerësuan sot në takim presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe Zheljka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.
Takimi u mbajt në Tivat, në kuadër të takimti të ldierëve të vendeve-pjeësmarrëse në Procesin Blrdo-Brioni.
Presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi kabineti i saj, e shprehi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe gatishmërinë tonë për këmbim të përvojave me BeH-në.
Në tkaim u shpreh kënaqësia nga marrëdhëniet e shkëlqyeshme miqësore dhe bashkëpunimi mes dy vendeve të cilat karakterizohen me mbështetje dhe respekt të ndërsjellt, me ç’rast u shpreh interesim për avancimin e mëtutjeshëm të dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha sferat, para së gjithash në planin ekonomik.
U bë fjalë edhe për vërshimet e javës së kalaur në Bosnjë e Hercegovinë, me ç’rast presidentja Siljanovska Davkova u shprehi ngushëllime familjeve të të pësuarve dhe dëshiroi rikuperim të shpejtë të të lënduarve.