Për këtë ka njoftuar djali i Haxhi Shalës, Flakron Shala përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shkruar se i ndjeri ka shkuar me mallin për ta takuar edhe njëherë djalin e tij, shkruan lajmi.net.
“Sot, në orët e para të mëngjesit, na la gjyshi jonë i dashur, Xheladin Shala. U largove me mallin që ta shohësh edhe një herë djalin tënd, një mall që nuk munde ta shuaje dot. Zemra ime është e rënduar nga kjo dhimbje, sepse ti dëshiroje aq shumë të ishe sërish me të. E megjithatë, u prehsh në paqe, gjyshi im! Në kujtimet tona, ti do të jetosh gjithmonë, me atë dashuri të pafund që na dhe dhe forcën që gjithmonë na jepje. Mungesa jote do ndihet gjithnjë, por ne do ta mbajmë kujtimin tënd të gjallë”, ka shkruar Shala në Facebook.
Haxhi Shala po vazhdon të jetë në paraburgim në Hagë ku po gjykohet për krime lufte. /Lajmi.net/