Kanali Astra në Telegram raporton se një zjarr i madh ka shpërthyer në një rafineri nafte në Feodosiia në Krimenë e pushtuar nga rusët – që u sulmuar me dronë.
Ekipet emergjente të komunës janë duke bërë të pamundurën që të lokalizojnë zjarrin në këtë qytet ukrainas.
Oleg Kryuchkov i ashtuquajturi këshilltari i të parit të Krimesë, ka njoftuar se ministria ruse e Mbrojtjes ka ndërmarrë të gjitha masat që të mos ketë ndonjë sulm tjetër me dronë.
“Është një zjarr i madh në rafinerinë e naftës në Feodosiaa. Ekipet emergjente janë në terren”, shtoi Kryuchkov.
Bëhet fjalë për rafinerinë JSC Marine që është më i madhi në Krime. Ajo edhe më herët ishte cak i sulmeve me dronë.