Gjatë stuhisë që përfshiu bregdetin në Mal të Zi, rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm, rrufeja ka goditur një pishë në shëtitoren Mbreti Nikolla në qytetin e Tivarit.
Gjithashtu, trafoja e energjisë elektrike ka marrë flakë, që u shua me ndërhyrjen e shpejtë të një prej pronarëve të lokalit aty pranë.
Punonjësit e parkut të qytetit po hiqnin drutë e thyera pranë objektit të hotelierisë në shëtitoren Mbreti Nikolla, i cili është dëmtuar nga një goditje rrufeje.