Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me ushtarët që morën pjesën në operacionin ukrainas në rajonin rus Kursk.
“Vizitova ushtarët tanë që morën pjesë në operacionin në Kursk – pjesëtarët e Brigadës së 82-të. Ata morën mirënjohjet e shtetit. Jam krenar me trimërinë e të gjitha këtyre burrave dhe grave – ushtarëve tanë”, tha presidenti ukrainas.
Takimi me ushtarët ka ndodhur në rajonin Sumy që kontrollohet nga ushtria ukrainase.
Ai theksoi se operacioni në Kursk është i “rëndësisë strategjike” – duke shtuar se kjo motivoi partnerët e Ukrainës të mbështesin këtë vend
Madje beson se kjo i bëri partnerët më të vendosur dhe t’i bëjnë presion Rusisë – presion ky që mund ta ndihmojë Ukrainën t’i japë fund luftës.