Bruno Fernandes ka dal me një letër publike për tifozët e Manchester United.
Krejt kjo pas barazimit 3-3 ndaj Portos, në ndeshjen e vlefshme për Europa League, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti portugez ka thanë se këto janë momentet më të vështira nga pesë vite sa është pjesë e Manchester United.
Fernandes gjithashtu tha se askush nuk është më i zhgënjyer në këto momente.
”Moment i vështirë si ekip dhe personalisht për mua, një nga më të vështirat. Gati 5 vite në klub me ulje-ngritje, momente të mira dhe të këqija.
Personalisht, kam pasur gjithmonë sfida dhe vështirësi gjatë karrierës sime dhe diçka që nuk ka ndodhur kurrë ishte që të hesht ose të fshihem nga përgjegjësitë në momente të vështira. E di që tingëllon klishe dhe shumica prej jush tifozëve të United do të jenë të lodhur nga kjo, por askush nuk është më i zhgënjyer se unë me momentin tim.
Edhe në këtë moment, ju vlerësoj të gjithë ju që kishit mesazhe pozitive besimi tek unë dhe ekipi”, ka shkruar Fernades./IndeskOnline/