TV LIVE
Kuriozitete
5 October 2024
Jeanne Hébuterne dhe Amedeo Modigliani, dashuria tragjike kredhur në sytë prej qielli

Jeta e Amedeo Modigliani është e bukur në dashurinë prej zjarri dhe sytë prej qielli të Jeanne Hébuterne ajo shuhet tragjike, mbi krahët prej ere të shpirtrave që mbushën qiellin e asaj lirie që i dhanë përmasa zemrat që siç ditën të duheshin, ashtu edhe u sosën, në tragjizmin e një shpërthimi që solli ndarja.

"Jeanne Hébuterne me kapele dhe gjerdan", është një pikturë vaj mbi kanavacë nga piktori italian Amedeo Modigliani e krijuar në vitin 1917.

"Piktura tregon një grua moderne me flokët e saj të mbështjellë nën një kapele elegante. Një vëmendje e veçantë i kushtohet syve të saj të lyer në një nuancë të lehtë blu që del përpara në një sfond më të errët.

Jeanne Hébuterne dhe Amedeo Modigliani, dashuria tragjike kredhur në

Modigliani u takua me Jeanne Hébuterne, një studente arti 19-vjeçare, në pranverën e vitit 1917 përmes skulptorit rus Chana Orloff.

Modigliani i dha fund marrëdhënies së tij me poeten dhe kritiken e artit anglez, Beatrice Hastings dhe pak kohë më vonë Hébuterne dhe Modigliani u transferuan së bashku në një studio në Rue de la Grande Chaumière.

Jeanne filloi të pozonte për të dhe u bë subjekti kryesor për artin e Modiglianit. Ai e ka përshkruar Jeanne Hébuterne në më shumë se njëzet vepra, por asnjëherë nudo.

Ai e transformoi Hébuterne në një simbol idilik të një gruaje moderne.

Jeanne Hébuterne dhe Amedeo Modigliani, dashuria tragjike kredhur në

Një ditë pas vdekjes së Modigliani nga meningjiti dhe tuberkulozi, më 25 janar 1920, Hébuterne në muajin e tetë shtatzënë, kreu vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja e banesës së prindërve të saj.

Dhe kështu tragjedia luan kështu aktin e fundit fatal, duke lënë pas vetëm një idilikë dashuri që mbeti në kujtesën e shpirtrave të shndrruar në eter dhe pikturave ku kjo grua u pavdekësua dhe deh edhe sot me vështrimkn e syve të saj prej qielli.



Të ndryshme
Më shumë