Në këngën e tij më të re, Bardhi ka zbuluar emrin e vajzës së tij që do të vijë në jetë
Një ditë më parë, Bardhi publikoi projektin e tij të ri, “Çikës tem”, aty ku tregoi vuajtjet që ka hasur gjatë rrugëtimit në karrierë. Gjithashtu ai zbuloi problemet e partneres, Sara Gjordeni, gjatë shtatzanisë.
Këngëtari i dashur për publikun tregon për pamundësitë financiare, për ikjen e miqve dhe thotë ”Dritë më lanë pa lekë”.
Por, ajo më kryesorja, artisti ka ndarë me të gjithë emrin e bebushes që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Nea, ky është emri që dyshja kanë zgjedhur për vogëlushen e tyre, që do i bëjë prindër për herë të parë.
Ndërsa ish-banorja e “Big Brother VIP3” ka ndarë me publikun kuptimin e emrit Nea.
“NEA kuptimi : Dikush qe ringrihet githë jetën nga rëniet si version më i fortë i vetes.
NEA (e re) në greqishten e lashtë, nënkupton një individ i cili qendron gjithmonë i ri, në shpirt, pamje e që s’rresht së përmiresuari veten.
Në Islam; Dhuratë e frutshme, një person i cili sjell dritë e që jeton një jetë të gjate e të gëzueshme.
(NaairahA)”, ka shkruar Sara në postimin e saj në rrjetet sociale.